Festat e fundvitit, fluks mjetesh në kufirin me Kosovën

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 19:47 | Aktualitet

Pavarësisht motit të paqëndrueshëm dhe reshjeve të bollshme, edhe këtë fundjavë mijëra shtetas nga Kosova kanë preferuar të vijnë në Shqipëri. Por pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë mjetesh në të dyja anët e kufirit, me radhët e gjata të mjeteve që kthehen në drejtim të Kosovës, por edhe anasjelltas.

Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme, por nuk mungojnë edhe shumë shqiptarë që kanë shfrytëzuar fundjavën për të vizituar lokalitetet turistike kosovare, në veçanti lokalitetet malore dhe pistat e skijimit, të mbushura më borë.  

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, për t’i ardhur në ndihmë makinave të shumta që presin të kthehen në shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos