Përplasi efektivin me makinë, Prokuroria zbut akuzën për Suel Çelën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 12:24 | Kronikë
Përplasi efektivin me makinë, Prokuroria zbut akuzën për

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar sot pretencën në ngarkim të shtetasve, Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri, të cilët akuzohen për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017 në tregun e Elbasanit, ku nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar makinën dhe rrezikuan jetën e një prej oficerëve të policisë.

Prokuroria kërkon 7 vite burg për Suel Çelën alias Marjus Lulaj, duke i zbutur akuzën nga "vrasje ndaj punonjësit të policisë" mbetur në tentativë, në kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, akuza kërkoi 6 vjet burg për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin,  Bekteshi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh ndërsa Xhaferri për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos