Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetarë

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 12:13 | Politikë
Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetarë

Zyrtarisht, e diela e parë e muajt mars do të jetë ditë zgjedhjesh në gjashtë bashki të vendit. Presidenti hodhi firmën në letër, duke dekretuar 6 marsin, si datë votimesh. Por, si u krijuan vakancat në gjashtë bashkitë e vendit?

E para bashki që mbeti pa kryetar të zgjedhur nga procesi zgjedhor i 30 qershorit 2019 ishte Shkodra. Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga mandati i fituar pa bërë ende betimin, për shkak se në media dolën dokumente ku tregohej një dënim në Itali i shumë viteve më parë, i padeklaruar në formularin e dekriminalizimit. Hetimi i kësaj çështjeje nuk provoi asnjë akuzë dhe Gjykata pushoi çështjen, por mandati i kryebashkiakut të Shkodrës i mbeti Voltana Ademit, e cila vijon ta ushtrojë ende. 

Bashkia tjetër pa kryetar është Durrësi. Ish-drejtuesja e qytetit bregdetar, Valbona Sako, dha dorëheqjen pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019. Sako e motivoi dorëheqjen me regimin publik që ngjalli një deklaratë e saj, ku tha se “të jemi të kënaqur me 50 viktima”.

Ndërsa Bashkia Vorë, mbeti pa kryetar në nëntor 2019, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun. 

https://a2news.com/2022/01/19/bashkite-pa-kryetar-gjekmarkaj-pd-gati-por-basha-matet-me-zgjedhje-politike/
https://a2news.com/2022/01/20/zgjedhjet-e-pjesshme-lokale-do-te-mbahen-ne-6-mars-meta-uroj-qe-procesi-te-jete-nje-shembull-i-besimit-te-demokracia-dhe-vota-e-lire/

Ai nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim nga një gjykatë greke. Kajmaku po gjykohet në Gjykatën e Tiranës, jo vetëm për falsifikimin e formularit, por edhe për falsifikimin e një numri të protokollit, si edhe shkarkimin e dy nënkryetarëve pasi nuk ishte më në detyrë.

Bashkia Dibër ishte njësia e radhës që mbeti pa drejtues të zgjedhur. Ish-kryetari i dalë nga zgjedhjet e kaluara lokale dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e prillit 2021, ku nuk triumfoi.

Krahas gjashtë bashkive, është edhe një tjetër që mund të mbesë pa kryetar. Qerim Ismailaj i Mallakastrës është nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos