Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 6 mars, Meta: Uroj që procesi të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 10:07 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 6 mars, Meta: Uroj që

Pasi dekretoi 6 marsin si datën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, presidenti Ilir Meta uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet:

“Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, shkruan Meta krahas dekretit.

https://a2news.com/2022/01/19/meta-harron-opoziten-konsultohet-me-ps-per-te-caktuar-daten-e-zgjedhjeve/

Një ditë më parë, kreu i shtetit takoi kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe tha se janë dy data mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki.

Meta theksoi se nuk do të ketë konsultime me opozitën, por vetëm me Ballën, pasi ishte i shqetësuar dhe dyshonte se mos kishte një bojkot të këtyre zgjedhjeve nga mazhoranca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos