Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale: Hapet gara për zgjedhjen e kandidatëve

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 21:58 | Politikë
Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, përmes një deklarate për shtyp, njofton se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të shpallen në vend nga presidenti i Republikës në 6 bashkitë ku ka vakanca.

Gjithashtu, Komisioni bën me dije se nga sot në të gjitha këto bashki do të hapet dhe procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve që do të dalin në garë për kryebashkiakë.

Të gjithë personat e interesuar për të garuar duhet të paraqesin kandidaturat brenda datës 24 janar, ndërsa primaret do të zhvillohen një javë më vonë. Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV profesionale dhe politike, si dhe formularin e vetëdeklarimit.

Sipas statutit kandidatët mund të evidentohen me vetëpropozim, propozim nga anëtarësia si dhe propozim nga organet qendrore të PDSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos