Franca paraqet në Bruksel draftin për zgjerimin e BE

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 21:57 | Politikë
Franca paraqet në Bruksel draftin për zgjerimin e BE

Pas deklaratave të Macron dhe “Jo”-së së Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me arsyetimin e se BE ka nevojë për të ristrukturuar procesin e zgjerimit, Franca duket se e ka zyrtarizuar qëndrimin e saj duke dërguar një draft në Bruksel lidhur me zgjerimin e unionit.

https://a2news.com/2019/10/18/macron-para-se-te-vendosim-per-zgjerim-duhet-te-reformojme-veten/

Në draft rikonfirmohet edhe njëherë angazhimi se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës, për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre, por ky proces duhet rishikuar.

“Një qasje e re ndaj procesit të pranimit është e nevojshme për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në terma konkret në lidhje me reformat që duhen përmbushur për sundimin e ligjit dhe përgjithësisht për të zbatuar standardet europiane. Kjo qasje duhet të shoqërohet nga një angazhim i fortë nga Bashkimi Europian në mënyrë që t'i ndihmojë ata të përballen me sfidat e shumta dhe komplekse që lidhen me zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, të kenë komandën e kompetencave në lidhje me territorin e tyre dhe të përballen me sfidat e tyre të sigurisë dhe migracionit”, thuhet në draft.

https://a2news.com/2019/11/14/tusk-kritikon-macron-ska-sovranitet-ne-europe-pa-ballkanin/

Drafti përbëhet nga katër pika kryesore, që janë: 1. Anëtarësimi gradual, që nënkupton që bisedimet të organizohen rreth politikave që vendet kandidate do të përfshihen gradualisht. 2. Kushte më strikte, të cilat kanë të bëjnë me përafrimin në mënyrë efektive ndaj normave dhe standardeve europiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe zhvillimit ekonomik dhe social. 3. Përfitime të prekshme për qytetarët. 4. Një proces i kthyeshëm. Procesi do të jetë i kthyeshëm për të siguruar besueshmërinë.

Në draft, veç detyrave dhe përfitimeve të vendeve kandidate, theksohet vendosja e një mbikëqyrje speciale për procesin e ri. Komisioni do të asistojë dhe monitorojë rregullisht progresin e bërë nga vendet kandidate. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/21/financial-times-sulmon-macron-refuzimi-i-celjes-se-negociatave-gabim-historik-qe-demton-europen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos