“Demokratët do ta vuajnë në lëkurë tradhtinë që po i bëjnë politikës Basha dhe Berisha”

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 22:41 | Politikë
“Demokratët do ta vuajnë në lëkurë tradhtinë

Për ish-kandidatin për kryetar të PD, Fatbardh Kadillit, demokratët deri tani po e shohin si tifozllëk përplasjen mes Berishës dhe Bashës brenda partisë. Sipas tij, ata do të përballen me realitetin pas 6 marsit dhe do kuptojnë se çfarë i pret në zgjedhjet e vitit 2023 apo 2025.

Gjithashtu, Kadilli komentoi dhe akuzat mes Berishës dhe Bashës, duke thënë se kjo tregon se shqiptarët i kanë ditur këto probleme dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse nuk i kanë mbështetur.

“Në akuzat e ndërsjella mes dy palëve, tani nuk janë vetëm Basha me Berishën, por edhe tifozët. Përmendët termin Lul Brava. Dëgjoj njerëz që kanë një jetë në politikë që nuk arrijnë të kenë fantazinë të gjejnë një emër tjetër përveç atyre që thotë Berisha. Këta mbështetës të paktën të kenë atë kreativitetin të gjejnë një fjalë tjetër. Kjo është situata politike që e ka ulur në fund moralin politik.

Çfarë është ky moral brenda partisë, e ke shitur, e ke vjedhur, e ke grabitur. Njëri nxjerr historitë e tjetrit, tjetri i kundërpërgjigjet. Domethënë, shqiptarët kanë qenë budallenj, nuk i kanë ditur këto historitë tona të brendshme? I paskan ditur mirë. Prandaj dhe nuk na kanë mbështetur. Unë mendoj që ajo që do të pësojnë demokratët më 6 mars do ta vuajnë në lëkurë atë tradhti të madhe që po i bëjnë politikës Basha dhe Berisha. Deri tani e kanë si tifozllëk. Kur të mbarojë do marrin shembullin se çfarë do t’i presë në 2023 apo 2025”, tha Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos