
Për Fatbardh Kadillin zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ishin një tjetër shërbim i Ilir Metës për Sali Berishën për të vazhduar 8 janarin në një format tjetër.
Sipas Kadillit, këto zgjedhje bëhen për të treguar se kush është më i fortë nga dy palët në PD, por për të kjo gjë nuk mund të matet pasi votohet në pak bashki.
“Ka një marrëveshje që fillon nga 1995 mes Berishës dhe Metës dhe që vijon edhe sot. Ishte një shërbim për ta vazhduar 8 janarin në një format tjetër. Një format që del në vertikalen e elektoratit, jo vetëm të demokratëve, por të të gjithë qytetarëve. Berishës i duhej një ngjarje, pasi mbeti pa tekst pas datës 8 janar, ai dhe të gjithë ata që e mbështetën, të cilët patën iluzionin se do ta kishin vegël Berishën. E thonë këtë gjë me naivitet. Berisha nuk ka qenë kurrë instrument i askujt dhe ka përdorur këdo si instrument për qëllimet e veta. Kush ka menduar se po përdor Berishën ka treguar një naivitet. Kjo nuk iu shërben demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë.
Sot Rama del në punë se do të dalë se të jetë për opozitën nuk del. Ndarja e ka lënë vendin pa opozitë. Dhe po u thërrmua në 2 apo 3 nuk është më faktor determinant. Ne sot bëjmë më shumë koalicion me Ilir Metën sesa me veten tonë. Se kush e ka krahun më të fortë nuk matet me këto zgjedhje”, tha Kadilli në Absolut 4. (A2 Televizion)