
Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në Absolut 4 në A2 CNN, foli për objektivin e PS në zgjedhjet e 6 marsit. Për Devishin PS ka vetëm një sfidë në këto zgjedhje dhe kjo sipas tij, do të jetë që të tregojë se mund të mbajë zgjedhje të pakontenstuara.
“Nëse në anën tjetër objektivi është të marrin një apo dy bashki, PS diskuton nëse do të ketë 60 apo 61 bashki. PS ka vetëm një sfidë, të tregojë që mund të bëjë zgjedhje të pakontestuara. Nuk do ta bëjë dot këtë sepse janë parti me oreks të madh.
Ishte e vetme në Shkodër dhe humbi, këta radhë ka dy dhe ka rrezik sërish të humbë sepse nuk kemi dhënë mesazhe që vota është e shenjtë, që procesi nuk duhet të dëmtohet, na intereson të kemi zgjedhje të mira.
Kanë filluar që tani këta që quhen faktorë brenda dhe jashtë politikës duke u interesuar për të prishur zgjedhjet. Në këtë sens, PS do të dalë e humbur”, tha Dervishi. (A2 Televizion)