Liverpool kalon në finalen e FA Cup, eliminon Cityn e Guardiolas

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 18:26 | Futboll
Liverpool kalon në finalen e FA Cup, eliminon Cityn e Guardiolas

Liverpool ka marrë një fitore të madhe në gjysmëfinalen e FA Cup përballë rivalit të saj Manchester City, duke kaluar në këtë mënyrë në finalen e këtij kompeticioni.

“The Reds” arritën të imponoheshin me rezultatin 3-2, ndaj “Qytetarëve”, falë një dygolëshi të Sadio Mane.

Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Liverpool dhe vendasit arritën të shkurtonin rezultatin vetëm në pjesën e dytë. Megjithatë minutat e mbetura pas golit të Grealish, nuk mjaftuan për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Tashmë djemtë e Klopp do të presin përballjen mes Chelsea dhe Crystal Palace, e cila do të luhet nesër për të zbuluar se kë do të kenë në finalen e kupës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos