Dëmtimi i spanjollit, edhe Nadal i jep fund sezonit, Djokovic gati të shkruaj historinë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 16:54 | Sporte të tjera
Dëmtimi i spanjollit, edhe Nadal i jep fund sezonit, Djokovic gati të

Në fillim Roger Federer e tashmë edhe Rafael Nadal. As tenisti spanjoll nuk do të jetë në “US Open” dhe as në një prej turneve të mbetur të këtij viti.

Viti 2021 është mbyllur për numrin 4 në botë që vuan dëmtimin në këmbën e majtë, atë të cilin e detyroi të humbasë si Wimbledon ashtu edhe Lojërat Olimpike.

“Është koha për të gjetur një mënyrë tjetër rikuperimi, për të gjetur një zgjidhje që të më rikthejë sa më parë të gatshëm. Jam i bindur se mund t’ia dal”, thotë Rafa Nadal nëpërmjet një video-mesazhi.

Largimi edhe i 35-vjeçarit nga US Open, i hap rrugët numrit një në botë, Novak Djokovic për të shkruar historinë e tenisit. Teksa për momentin si tenisti serb, si Nadal ashtu dhe Federer ndodhen në kuotën e 20 titujve Grand Slem, ndaj një sukses i mundshëm i Djokovic në turneun amerikan do ta kthente atë në tenistin më të titulluar të të gjitha kohërave.

Novak Djokovic duket favorit me mungesën e rivalëve të tij historikë, megjithatë serbi ka treguar se mund të thyhet, dhe diçka e tillë u vërtetua edhe në Lojërat Olimpike kur u eliminua në gjysmëfinale nga gjermani Aleksandër Zverev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos