Shet në ankand medaljen për të paguar operacionin e zemrës së një foshnjeje

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 08:44 | Sporte të tjera

Atletja polake Maria Andrejczyk, fituese e medaljes së argjendtë në Olimpiadën e Tokios në hedhjen e shtizës, shiti në ankand medaljen e saj për të financuar një operacion zemre për një foshnje 8-muajshe.

Një rrjet supermarketesh në Poloni fitoi ankandin me ofertën prej 125 000 eurosh, duke bërë të mundur që i vogli të kryejë operacionin që do t’i shpëtojë jetën.

Më pas, ky rrjet njoftoi se do t’ia kthente sërish medaljen sportistes polake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos