Vritet shefja e cirkuitit belg të F1, bashkëshorti e kapi në shtrat me të dashurën

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 22:55 | Sporte të tjera

Shefja e cirkuitit belg të Formula 1 dhe e dashura saj u qëlluan për vdekje me armë zjarri në një histori tradhtie dhe xhelozie që tronditi Belgjikën.

51-vjeçarja Nathalie Maillet u gjet e vdekur së bashku me të dashurën  Ann Lawrence Durviaux, në shtëpinë e saj në Gouvy të Belgjikës.

Dyshja dyshohet se u qëlluan për vdekje nga burri i Maillet, Franz Dubois, i cili telefonoi policinë dhe më pas e ktheu armën mbi veten e tij duke u vetëvrarë.

Policia po e trajtonte ngjarjen si një vrasje të dyfishtë dhe një vetëvrasje, por nuk e konfirmon tradhtinë si motiv.

Dubois ishte në dijeni të marrëdhënieve lezbike të Maillet dhe seksualiteti i saj ishte një sekret i hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos