Moto GP, Covid-19 anulon edhe çmimin e madh të Malajzisë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 16:44 | Sporte të tjera
Moto GP, Covid-19 anulon edhe çmimin e madh të Malajzisë

Tjetër garë që kushtëzohet për shkak të Covid-19. Pas Japonisë në Formula 1, pandemia është bërë shkaktare edhe për anulimin e Çmimin e Madh të Malajzisë në Moto Grand Prix.

Për të dytin vit me radhë, motorët e shpejtësisë nuk do të zbresin as në këtë pistë. Gara e Malajzisë e cila është programuar për në datën 24 tetor, do të zhvendoset në Misano të Italisë.

Në cirkuitin e “Marko Simonçeit” siç njihet ndryshe kjo pistë, do të garohet sipas kalendarit, edhe më 19 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos