Dëmtimi i tmerrshëm i Gerrard që vuri në siklet mjekun e skuadrës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 14:10 | Futboll

Steven Gerrard ka pësuar një dëmtim aq të tmerrshëm gjatë një ndeshjeje, në organet gjenitale, sa mjeku i skuadrës së Liverpool që e ka kuruar ka mbetur i shtangur.

Mjeku Andrew Massey, i cili ka qenë pjesë e klubit në vitin 2014, ka thënë në një intervistë për “The Sun”, se i është dashur ta qepë kapitenin e Liverpool në organ, pas dëmtimit gjatë një dyluftimi në një ndeshje kundër Bournemouth në vitin 2014. “Pashë gjak kudo dhe mbeta i shokuar. Kujtoja manualin e mjekut dhe në asnjë vend nuk thuhet se si mund të qepësh një organ gjenital”, tha ai.

Vetë ish-kapiteni i Liverpool e kujton kështu incidentin në ndeshjen e fituar 2-0 nga skuadra e tij, në librin me kujtime. “Shpresoja se nuk po i thosha lamtumirë... E kuptoja që mjeku (Massey) ishte pak në siklet, por bëri një punë të mirë. Nuk ndjeva fare dhembje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos