Sot luhet derbi, policia nuk lejon grumbullim tifozësh: Do të monitorojmë lokalet, respektoni protokollin e sigurisë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 14:01 | Futboll
Sot luhet derbi, policia nuk lejon grumbullim tifozësh: Do të

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Tirana-Partizani, që do të luhet sot në orën 20:45, pa tifozë për shkak të krizës së koronavirusit.

“Janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19”, lexohet në njoftim.

Policia nënvizon se “në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anti-covid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos