Kurora e gjelbër e zonës turistike të Gjinarit në Elbasan, prej javësh po dëmtohet nga procesionarja, një lloj krimbi që than dhe vështirëson rritjen e pishës së zezë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Degë të thara dhe boçat e krimbave të krijuara thuajse në të gjitha pishat në një hapësirë prej dhjetëra hektarësh.
Si çdo zonë turistike malore, pylli me pisha është ai që tërheq më shumë vizitorët dhe nëse kjo pasuri dëmtohet atëherë zona kthehet thjesht në një zonë malore.

Banorët e Gjinarit shprehen se prej vitesh hektarët e tëra me pisha nuk kane asnjë përkujdesje, ndërsa tregojnë se si vepronin më parë për të ndaluar përhapjen e procesionares.
Ndërkohë, për kryetarin e njësisë administrative të Gjinarit, situate është e njohur, ndërsa janë në pritje të projektit të bashkisë për këtë problematikë.
“Është problem i vazhdueshëm, ka një projekt Bashkia për ngritjen e një pikë laboratorike këtu për luftën biologjike dhe mbjelljen e një larve që zhduk krimbin e pishave”, thotë kreu i njësisë Gjinar, Hirakli Sota. Në pritje të zbatimit të projektit, degët e pishave do të vijojnë të thahen. (A2 Televizion)