
Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg përjetë autorin e sulmit me armë në një sinagogë vitin e kaluar në lindje të vendit, ku humbën jetën dy persona.
Gjykata e Lartë në rajonin e Naumburg e dënoi Stephan B. për vrasje, tentativë vrasje dhe nxitje.
Autori i sulmit, i cili e shfaqi të gjithë ngjarjen live në internet në atë kohë, i pranoi të gjitha akuzat duke thënë se ishte nxitur nga motiv anti-semite.
Sipas prokurorisë, Stephan do të kishte vrarë një numër më të madh besimtarësh që ndodheshin në sinagogë, por fatmirësisht nuk kishte eksperiencë me armën e zjarrit. (A2 Televizion)