Andorra-Shqipëri, Kombëtarja nis grumbullimin, zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 18:24 | Futboll

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike, shkruan A2 CNN.

Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos