Fitoi Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini: Të gjitha vendimet e mia, do të udhëhiqen nga dashuria që më dhuroi ky qytet

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 19:43 | Politikë

Fitoi Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini: Të gjitha vendimet e

Fituesja e zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini ia dedikon fitoren Partisë Socialiste dhe njerëzve që e besuan. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se të gjitha vendimet që do të marrë kur të jetë në krye të këtij institucioni do të udhëhiqen nga forca dhe dashuria e këtij qyteti.

“Faleminderit nga zemra, Vlorë. Siç e thashë edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, fitoren time ia dedikoj së pari Partisë Socialiste dhe padyshim, të gjithë njerëzve që më besuan dhe atyre me të cilët e për të cilët do punoj në këtë sfidë të rëndësishme!

Të gjithë hapat që do të hedh dhe vendimet që do të marr, do të udhëhiqen  nga forca, dashuria dhe përkrahja që më dhuroi ky qytet, për ta bërë jetën e të gjithëve ne, më të mirë!

Ju jam shumë mirënjohëse!”, shkruan Mersini në rrjetet sociale.

Ajo fitoi me mbi 78% të votave kundrejt rivalëve të saj në garë Dionis Sota dhe Gjergji Nika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos