Deputetët e opozitës parlamentare: Nuk votojmë produktin e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 11:08 | Politikë
Deputetët e opozitës parlamentare: Nuk votojmë produktin e

Opozita parlamentare ka theksuar pas takimit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se nuk do ta votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të dakordësuar në Këshillin Politik.

Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” deklaruan para mediave se duan plotësimin e 3 kushteve: depolitizimi i administratës zgjedhore, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe vota e emigrantëve.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me solemnitetin e votës sonë. Po e presim kryeministrin që të na kthejë përgjigje. Duhet Reformë Zgjedhore, jo arnime. Jam deputet dhe si deputet i grupit parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votoj arnimin e kodit zgjedhor nëse nuk merren parasysh kërkesat tona”, deklaroi Myslim Murrizi.

Nimet Musai tha: “I shprehem kryetarit të Parlamentit që Këshilli Politik nuk e arriti qëllimin për të cilin u mblodh. Produkti i kërkuar nga shoqëria shqiptare nuk u arrit. Nuk kemi bojkotuar konferencën, por jemi këtu për të dhënë një mesazh pozitiv, po presim kryeministrin e vendit për t’i thënë që jemi ne deputetët që do votojmë Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

Ndërsa Edmond Stojku tha se opozita parlamentare nuk do të marrë pjesë në komisione derisa të zhvillojnë takimin me kryeministrin Edi Rama: “Kërkuam takim me faktorët ndërkombëtarë, ata na pritën, ne dhamë opsionet tona. Kërkuam takim dhe me kryetarin e Kuvendit që po ashtu na priti për të dhënë mendimin tonë dhe të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm të kësaj reforme, faktorët dhe aktorët. Kemi një listë të 39 deputetëve të firmosur para 1 viti dhe të rifirmosur para një jave që janë për ndryshimin e kodit zgjedhor që do t’i japë fund establishmentit, dy bajraqeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos