Deputeti kanadez kërkon falje pasi shfaqet nudo në Zoom

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 10:13 | Lifestyle

Një deputet kanadez u shfaq krejtësisht nudo në një mbledhje me Zoom të një komisioni parlamentar. 46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin: “Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.

Disa nga kolegët e tij përfituan për ta ngacmuar deputetin, me njërin prej tyre që tha: “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos