Aksidenti me 45 viktima, dyshohet se autobusi kishte bidonë nafte në bagazhe

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 21:48 | Ballkani
Aksidenti me 45 viktima, dyshohet se autobusi kishte bidonë nafte në

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë rrugor në Bullgari, ku humbën jetën si pasojë e djegies së një autobusi 45 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave bullgare, grupi hetimor ka bërë me dije se brenda në autobus ka pasur vetëm një çekiç që mund të thyente xhamat e tij në raste emergjence.

Pikërisht këtë çekiç e ka përdorur një nga të mbijetuarit, Lulzim Sulejmani, i cili theu xhamin e pasëm dhe mundi të dilte jashtë bashku me disa persona të tjerë.

Një tjetër detaj nga hetimet bën me dije se dyshohet se autobusi transportonte sasi të madhe karburanti dhe mendohet se nafta shtesë po transportohej me qëllime përfitimi, pasi ishte blerë në Turqi me çmim me të lirë.

Pas autopsisë u bë e qartë se nga përplasja nuk kishte viktima. Në fyt dhe në trake të viktimave është gjetur blozë, që do të thotë se ata kanë marrë frymë kur ka rënë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos