Aksidenti në Bullgari, dëshmitarët tregojnë tmerrin

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 12:02 | Ballkani
Aksidenti në Bullgari, dëshmitarët tregojnë tmerrin

Medina ishte në gjumë, në sediljen e parafundit të autobusit me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, në momentin që ai u përfshi nga flakët dhe u aksidentua në një autostradë të Bullgarisë, duke u marrë jetën 46 personave.

Po për fat, i fejuari i saj Lulëzimi ishte zgjuar, dhe bashkë me të ka mundur t’i shpëtojë vdekjes së sigurt, duke thyer një prej xhamave e duke dalë jashtë.

“Nuk di, u zgjova dhe dëgjova njerëzit që bërtisnin. I fejuari e ka thyer xhamin, dhe më thërriste në emër, dhe unë nuk di si kam dalë jashtë”, thotë Medina.

Shtatë personat që i mbijetuan aksidentit, janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të transportohen të premten drejt Shkupit. Por shumica e pasagjerëve të udhëtimit tragjik, nga Stambolli drejt Shkupit, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk e patën këtë fat.

Familje me shumë pjesëtarë u shuan në autostradën e Strumës pranë Sofjes në Bullgari, rreth orës 2 të së martës, mes tyre edhe 12 fëmijë. Mes viktimave ishin edhe 2 vëllezër binjakë të moshës 4-vjeçare, nxënës shkolle dhe një çift të fejuarish.

Por agonisë së familjarëve u shtohet edhe fakti se për identifikimin e tyre duhet të presin. “Familjarët presin informacione lidhur me të afërmit që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë, aktualisht ne nuk mund të konfirmojmë asgjë sepse presim vendimin. Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që t'ua lehtësoj çështjen”, deklaroi ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani.

https://a2news.com/2021/11/23/fundi-tragjik-i-ekskursionit-ne-stamboll-12-femije-mes-viktimave-shqiptare-te-aksidentit-ne-bullgari-mesazhe-solidarizimi-nga-lideret-e-ballkanit-dhe-be-se/

Kosova e po ashtu Bullgaria e shpallën 24 nëntorin ditë zie, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë 3 ditë zie,  përgjatë të cilave flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe të gjitha eventet publike do të anulohen.

Shkaqet e aksidentit nuk janë konfirmuar ende, po organet hetimore të Sofjes po mbështeten në dy pista; atë të gabimit njerëzor dhe defektit teknik. Te pista e parë, hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse shoferin e kishte zënë gjumi, ndërsa tek e dyta ngrihen pikëpyetje lidhur me kontrollin teknik të autobusit.

Kompania që e kishte në pronësi  “Besa Trans”, mësohet se nuk ka pasur licencë për përdorimin e automjetit dhe ai nuk figuron në bazën elektronike të ministrisë së Transportit.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/23/aksidenti-tragjik-ne-bullgari-shpallen-3-dite-zi-zaev-tregon-biseden-me-te-mbijetuarin-identifikimi-i-viktimave-i-veshtire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos