
Të mërkurën do të luhet dhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një ndeshje që pritet me mjaft interes pasi mund të vendos për titullin kampion.
Prej afro 3 ditësh, ka nisur shitja e biletave dhe deri më tani janë shitur plot 11.700 bileta. Sigurisht nëse vijon me ritme të tilla pritet që impianti “Air Albania” të jetë me kapacitet të plotë nga tifozët dhe spektakli do të jetë i garantuar.
Derbi i kryeqytetit mund të vendosë shumë për fatet e kampionatit, pasi aktualisht bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, të ndjekur me 2 pikë më pak nga të kuqtë. (A2 Televizion)