Derbi i Madridit mbyllet në”paqe”, Barca ka shansin për t’ u larguar

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 21:25 | Futboll

Nuk do të mbahet mend si një nga derbit më spektakolar, ky midis Atletikos dhe Realit. Por mund të mbahet mend si ndeshja ku “Los Blancos” u dorëzuan përfundimisht për fitoren e kampionatit spanjoll, që duket sikur po i drejtohet Barcelonës.

Në fushën e blertë magjike të “Santiago Bernabeut”, yjet e dy ekipeve nuk shkëlqyen, veçanërisht madridistët që pak ditë më parë kishin tronditur Britaninë e Madhe me 5 golat ndaj Liverpulit në transfertë.

Derbi i paharrueshëm për 18-vjeçarin Alvaro Rodriguez

Ndoshta lodhja e Champions League ka ndikuar, por kampionëve të Europës i mungonin sot ato mekanizmat që e bëjnë dominuese në fushë, dhe nga kjo përfitoi shpirti luftarak i ekipit të Simeones.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione, ndeshja ndryshon me kartonin e kuq të lojtarit të Atleticos, Correa. Në vend t’ i penalizojë, djemtë e Simeones gjejnë forcën për të kaluar në avantazh falë një goditje dënimi perfekte të Griezman ku gjen një goditje me kokë spektakolare Gimenez.

Është minuta e 78 dhe Atletico ëndërron “puçin “ në tempullin madridist, por në minutën 85 është një produkt i akademisë, 18-vjeçari Alvaro Rodriguez që barazon po me kokë.

Nga rezultati nuk del i kënaqur askush, veçanërisht Reali qe sheh veten 7 pikë pas, me Barcelonën që ka një ndeshje më pak, një shans i rrallë për t’ i dhënë fund kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos