Koreja e Jugut, Jasir Asani gol dhe fitore në debutim

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 16:42 | Futboll
Koreja e Jugut, Jasir Asani gol dhe fitore në debutim

Debutim ëndrrash për Jasir Asanin në elitën e futbollit të Koresë së Jugut. Ish-sulmuesi i Partizanit u aktivizua me Guangju në minutën e 75-të të lojës dhe në fundin e sfidës shënoi golin e fitores 1 me 0 në fushën e Suon Bluings.

Finalizimi i Asanit me të majtën ishte fantastik dhe përballë goditjes potente, portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë. Një start i shkëlqyer, me gol qysh në ndeshjen e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos