Marcelo kthehet në shtëpi

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 17:20 | Futboll
Marcelo kthehet në shtëpi

Marcelo Vieira do të veshë sërish fanellën e Fluminense, klub ku nisi karrierën si futbollist profesionist. Lajmin e ka bërë të ditur klubi brazilian dhe vetë Marcelo, në rrjetet sociale.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid rikthehet kështu në shtëpinë e tij, pas ndërprerjes së kontratës me grekët e Olympiakos.

“Kthim aty ku filloi gjithçka”, kështu e komenton Marcelo rikthimin e tij në Brazil pas 16 vitesh, në moshën 34-vjeçare.

Ai u largua nga Fluminense në janar 2007, pasi luajti 31 ndeshje me ekipin e parë, për t'u bashkuar me Real Madridin dhe për të zënë vendin e Roberto Carlos. (A2 Televizion)

https://twitter.com/FluminenseFC/status/1629134067122798595

A2 CNN Livestream

Latest Videos