Vedat Muriqi ka thyer një tjetër rekord personal në aventurën deri tani të suksesshme të pykës kosovar e në Spanjë.
Sulmuesi i Mallorca ka kaluar në realizim me dy shifra, pasi në ndeshjen ndaj Espaniol realizoi një gol tejet të bukur, duke harkuar një gjuajtje drejt portës kundërshtare, e cila përfundoi në rrjetë duke barazuar për momentin rezultatin, ndërkohë që kosovari arriti golin e dhjetë.
Fatkeqësisht për Mallorca, ndeshja u humb më vonë me rezultatin 2-1, duke mos i lejuar ekipit të Muriqit ngjitjen në vendin e gjashtë, që përfaqëson edhe vendin e fundit për t’u kualifikuar në kupat e Europës. (A2 Televizion)