
Në prag të samitit të 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në një bashkëbisedim LIVE në Facebook.
Kreu i qeverisë u kërkon ndjekësve të dërgojnë pyetjet e tyre mbi çdo temë apo çështje të veçantë, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
“Nesër ora 11.00 Ju ftoj në një bashkëbisedim LIVE në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Dërgoni të gjitha pyetjet tuaja mbi çdo temë a çështje të veçantë me interes për Ju dhe si gjithnjë do të përpiqemi të përzgjedhim ato më me “spec”, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm”, shkruan Rama. (A2 Televizion)