
Odeta Barbullushi, këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, tregoi në “Intervistë” me Merita Haklajn, domethënien që ka organizimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në vendin tonë, në 6 dhjetor.
“Është samiti i parë që organizohet në rajon dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse nënvizon mesazhin e rëndësisë që ka rajoni për Bashkimin Evropian. Ka domethënie politike, diplomatike, por edhe konkrete. Tregohet besim i madh duke i thënë pikërisht Shqipërisë këtë lloj vizibiliteti”, deklaroi Barbullushi.
“Vitet e fundit ka prezencë të shtuar të vendit tonë në skenën evropiane, sa i përket rolit në përballimin e krizave dhe kontribuimin në sfidat e përbashkëta të sigurisë evropiane. Kemi pasur presidencën e OSBE-së dhe përveç organizimit të këtij samiti, kemi marrë edhe mandatin e organizimit të samitit të Procesit të Berlinit”, tha Barbullushi. (A2 Televizion)