Dervishi: Duke trajtuar çdo fenomen me fushata nuk shkohet larg, ashpërsimi i politikës penale është e gjeja e fundit

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 22:57 | Aktualitet
Dervishi: Duke trajtuar çdo fenomen me fushata nuk shkohet larg,

Për sa i përket reformës gjyqësore, si dhe ashpërsimit të normave që premtohen sa here që ndodhin ngjarje kronike të bujshme në vend, analisti Lutfi Dervishi ka një mendim të prerë.

“Kemi krijuar një traditë ku bëjmë shumë reforma, fushata, ndoshta ka ardhur koha të bëjmë edhe pak punë. Sepse duke e trajtuar çdo fenomen me fushata dhe propagandë nuk do kemi rezultate. Çështja e krimit nuk duhet të fokusohet tek Gjykata, është gjëja e fundit. Ndërkohë, gjeja e parë që bëjmë është ashpërsimi i politikës penale, na ka dhënë rezultate? Jo, madje është shndërruar në bumerang” .

Sipas Dervishit, “kemi një problem në shoqëri, dhe për çdo mosmarrëveshje që kemi gjëja e fundit që n a shkon në mendje është polici dhe gjykata, pasi kemi konsumuar presionin, njohjet etj. Ka edhe një çështje besimi. Kur policia kapet duke gënjyer dhe manipuluar besimi tek institucioni vjen duke rënë. Një qytetar nuk  e merr policinë at ku nuk ka besim te policia, dhe kur kjo ndodh ka rënë shteti. Pastaj jemi edhe mjeshtër në sportin e ping pongut të përgjegjësive”, thotë analisti në Absolut 4.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos