Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 16:35 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete dhe vetëm dy

Për të disatën ditë me radhë, vijon në vendin tonë të mos regjistrohet asnjë humbje jete nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm dy raste të reja në 4024 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4024 testime, 5 të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos