Rezultatet e maturantëve, ekspertët: Mungon një analizë, çdo vit performanca edhe më e dobët

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 16:44 | Aktualitet
Rezultatet e maturantëve, ekspertët: Mungon një analizë,

Provimi i matematikës prodhoi më shumë maturantë mbetës këtë vit. Provimi i cili shkaktoi dhe një protestë dy ditore nuk dha performancë të mirë, as pas uljes së pragut të pikëve. Përkatësisht janë mbi 800 maturantë më tepër që nuk e morën këtë provim, krahasuar me vitin 2019 kur nuk kishte pandemi. Sipas ekspertëve të arsimit, Ministria gaboi në administrimin e këtij procesi mjaft të rëndësishëm.

 Mungon dhe një analizë e detajuar, pasi vit pas viti shfaqen pakënaqësi.

Për të ulur performancën negative, këshillohet të merret shembull nga shtetet e tjera.

Kërkohet po ashtu zbatimi i ligjit që Universitetet t’i testojnë vet studentët duke lehtësuar nivelin e vështirësisë së provimeve të maturës.

Ndikimi i këtyre rezultateve do të reflektohet në pikët që do t’u duhen maturantëve për t’u pranuar në universitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos