
Për analistin Ilir Kalemaj nëse Ilir Meta largohet para zgjedhjeve të 6 marsit nga posti i presidentit, do të fuqizonte njërin nga kampet opozitare.
Sipas Kalemajt, LSI është një makinë elektorale që zgjodhi strategjinë e gabuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Nëse zoti Meta do të zbresë në fushë në këto zgjedhje do ta fuqizonte njërin nga kampet, ndoshta po. Zbritja e tij do të forconte LSI. Do të bënte që Meta të luante më fortë në terren. LSI është një faktor edhe pse zgjodhi strategjinë e gabuar në zgjedhjet e fundit. LSI ka shkuar deri në 220 mijë vota dhe funksionon si makinë elektorale. Të gjithë ata kanë qenë ish anëtar ekzekutiv të PS dhe e njohin pjesën organizative të partisë. Ai do të ketë një efekt elektoral, por nuk dihet sa i madh do të jetë”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)