
Dështon protesta e thirrur nga
opozita nëpërmjet rrjeteve sociale për fikjen e makinave në mesditë nga
drejtuesit e mjeteve, si reagim ndaj projektligjit të Ministrisë së Energjisë
për mbajtjen e rezervave të naftës nga një agjenci shtetërore, draft që, sipas
demokratëve, do të rrisë çmimin e karburanteve për qytetarët.
“Nuk e denim për protestën”, thane qytetarët.
Shqiptarët paguajnë sot më shtrenjtë se në të
gjithë rajonin për karburantet, për shkak të barrës së lartë fiskale. Opozita
pretendon se drafti i ri i Ministrisë së Energjisë për krijimin e një Agjencie
Shtetërore për mbajtjen e rezervave të karburanteve, proces që aktualisht
kryhet nga vetë operatorët, do të bëjë që kompanitë të paguajnë një tarifë
shtesë, që do të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë për konsumatorët. (A2 Televizion)