Guxim dhe shpejtësi, policja shpëton vajzën e vogël nga aksidenti

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 15:00 | Aktualitet
Guxim dhe shpejtësi, policja shpëton vajzën e vogël nga

Një efektive e Policisë në Merilend, SHBA, është vlerësuar si heroinë pasi shpëtoi një vazjë nga përplasja e makinës, duke e shtyrë në sekondën e fundit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet efektivja Annette Goodyear që rrëzohet vetë në tokë pasi përplaset nga një makinë në kryqëzim, që nuk frenoi në kohë.

Danielle Hornberger, anëtare e këshillit bashkiak në Kontensë Cecil, e cila postoi videon në llogarinë e saj në Facebook, tha se i gjithë qyteti po punonte për të gjetur mënyrën e duhur për të vlerësuar policen për guximin dhe veprimin e shpejtë.

Sipas policisë lokale, Goodyear u dërgua në spital por doli brenda pak orësh, pa lëndime të rënda. Mamaja e vajzës që shpëtoi, e quajti efektiven një engjëll mbrojtës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos