
Çdo vit, shifra gjithnjë e më të ulëta të lindjeve të reja në vend. Këtij fenomeni, nuk i ka shpëtuar as qyteti i Vlorës.
Pavarësisht skemave simuluese të qeverisë duke shpërblyer me para për çdo lindje, duket se fenomeni nuk pa ndryshon trend drejt rënies së vazhdueshme.
Dhe këtë fenomen, më shumë se kushdo e konstatojnë vetë mjekët e repartit te obstetrik-gjinekologjisë në maternitetin e Vlorës.
Mjekët rendisin disa nga pasojat e kësaj ulje të lindshmërisë e cila nuk po njeh zbutje. Emigrimi dhe gjenda ekonomike shikohen si shkaktarët kryesorë që tejkalojnë edhe efektin e pandemisë.
Pasojat e këtij fenomeni kanë filluar të japin efektin e tyre negativ jo vetëm në plakjen e popullsisë, por edhe në ekonominë e vendit, pasi numri i personave të aftë për punë dhe që kontribuojnë në pagesat e taksave po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, krahasuar me numrin e pensionistëve, duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në ekonominë e vendit. (A2 Televizion)