Rezultatet e maturës 2021, gjimnazistë me nivel të ulët arsimor, fiktivitet notash e disbalanca në shkolla

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 14:56 | Aktualitet
Rezultatet e maturës 2021, gjimnazistë me nivel të ulët

Në shkolla ka fiktivitet të lartë notash, mësues jocilësorë dhe nxënës gjithnjë e më të dobët. Ky fakt tashmë pranohet edhe nga Ministria e Arsimit pas analizës së detajuar që i është bërë rezultateve të maturës së vitit të shkuar.

Nga studimi rezultoi se maturantët kanë mangësi të theksuara në gjuhë shqipe, në matematikë, ndërsa më mirë janë në gjuhë të huaj. Nota mesatare në lëndën e gjuhës shqipe është 7,  6.5 në matematikë dhe 7.5 në gjuhën angleze.

Krahas fiktivitetit të notave që konstatua gjatë krahasimit të notës mesatare vjetore me atë të maturës, studimi nxori në pah diferencën e madhe mes shkollave në vend.

https://a2news.com/2022/02/06/ndryshimet-e-matures-shteterore-proces-mbylles-i-gjimnazit-konkurse-dhe-ne-universitete-apo-vetem-online/

Mallakastra, Shijaku dhe Hasi janë bashkitë me rezultatet më të larta në rang vendi në lëndën e Gjuhës Shqipe me mesatare 7.5. Hasi kryeson për rezultate më të mira edhe në matematikë, duke arritur notën mesatare 8.6, ndjekur nga Kavaja dhe Gramshi.

Më të dobët janë nxënësit e bashkive Skrapar, Vau i Dejës, Klos dhe Bulqizë. Ministrja e Arsimit për herë të parë vuri theksin edhe te keqadministrimi i provimit të maturës. Përmes kopjimit apo tolerimit nga ana e mësuesve, nxënësit kanë marrë nota të pamerituara.

Pas problemeve që nxori studimi, ministria ka vendosur të reformojë maturën shtetërore në mënyrë që fiktiviteti i notave të mos ndikojë më në marrjen e degëve të pamerituara në universitete. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/06/rezultatet-e-matures-2021-gjimnaziste-me-nivel-te-ulet-arsimor-fiktivitet-notash-e-disbalanca-ne-shkolla/

A2 CNN Livestream

Latest Videos