Napoli me sytë nga Champions, tjetër barazim në Serie A

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 20:06 | Futboll
Napoli me sytë nga Champions, tjetër barazim në Serie A

Me mungesa të shumta dhe sytë nga ndeshja e kthimit në Champions League, Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Veronës.

Spaletti u tregua i kujdesshëm në përzgjedhjet e tij për të mos lodhur lojtarët, kjo edhe për shkak të diferencës së madhe që Napoli ka në krye të renditjes nga vendi i dytë që tashmë mbahet nga ekipi i Lazio.

Ndeshja dhuroi pak emocione me të dyja ekipet që më shumë se të kërkonin fitoren nuk donin të dilnin të humbur nga ky takim.

Tashmë, Napoli do të duhet të përgatisë ekipin për përballjen e kthimit ndaj Milanit, pas humbjes minimale dhe të kërkojë gjysmëfinalen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos