
Thirrja për “Park Arti” u hap në mars të 2015-ës. Dy vite më vonë arkitekti italian Alfredo Pirri, i pranishëm në prezantimin e projektit tha se frymëzimin e ka gjetur tek Antonio Gramshi.
Qëllimi është që Antonio Gramshi të kujtohet jo vetëm nëpërmjet “një monumenti” po nëpërmjet realizimit të një hapësire publike të karakterizuar nga prania e artit tha atë kohë artisti.
Por, prej asaj dite kanë kaluar 6 vite dhe Ministrja tjetër e Kulturës rikthen vëmendjen te ky park arti.
Në prezantimin e videos njoftohemi se 16 mijë metra katrorë janë pjesë e projektit, nga të cilat 2200 metra katrorë janë godina.
1 milion euro është fondi fillestar nga bashkimi europian, por vetëm fillestar. Ai nis me heqjen e kangjellave, me gjelbërimin e zonës, me ndërtimin e një salle kinemaje e labartorë të artit. Për realizimin e kësaj video u deshën 6 vite, ndërsa për nisjen e zbatimit të projektit ende asgjë.
Ndërkohë që pritet të na prezantohet edhe një video tjetër për Muzeun e Filmit, të shumëpërfolur, që nuk ka lidhje me këtë projekt. (A2 Televizion)