
Epidemiologu Taulant Muka deklaron se gjetja e dozave të mjafueshme për të arritur imunitetin e tufës në vend, do të kërkojë kohë pasi lufta për vaksina është e madhe.
Ndërkaq, deklaratën e kryeministrit Rama për vaksinimin me prioritet të atyre që konsiderohen si personalitete, Muka e sheh si diçka që nuk promovuar pasi jeta është e shtrenjtë për këdo.
“Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë që Shqipëria do të perballet me vështirësi në gjetjen e vaksinës. Gjetja e dozave të mjaftueshme për të siguruar atë që quhet imuniteti i tufës, për Shqipërinë do kërkojë kohë sepse lufta është jashtëzakonisht e madhe. Të diskutojmë 1 mijë ose 2 mijë vaksina se ku do shpërndahen, për mua shumë pak rëndësi ka sot. Ajo që është e rëndësishme sot është cili është vizioni jotë si shtet për të menaxhuar në afatgjatë, dhe për të pasur një vizion të qartë se kur do të kemi një sasi të duhur të dozave të vaksinave.
Nuk besoj që ndarja klasore është diçka që duhet promovuar. Jeta është e shtrenjtë për këdo. Nëse je një person publik, apo jo, jeta vlen njësoj. Besoj që ka më pak nevojë për më pak fjalë dhe më shumë nevojë për punë.”, shprehet Muka në A2. (A2 Televizion)