
Përveç Ndriçim Jonuzit, i dyshuar si autor i ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e një dite më parë në Kavajë, ku mbeti një person i plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet.
Mësohet se dy personat e tjerë në kërkim janë Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla. Troplini është drejtori i Policisë Bashkiake në Kavajë, ndërsa Shtylla punonjës në bashki.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka konfirmuar për A2 se të dy këta persona janë pezulluar nga puna. (A2 Televizion)