Felaj: Nuk mund t’ia heqim protagonizmin Ramës, falë atij ka arritur rezultate

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 23:32 | Politikë
Felaj: Nuk mund t’ia heqim protagonizmin Ramës, falë atij ka

Ermonela Felaj është kandidate e PS për Tiranën, ku sipas saj problematikat me Beratin nuk janë të ndryshme,  edhe pse në Tiranë duhet të takosh më shumë njerëz”.

Disa nga kritikat ndaj qeverisë është ajo e përqendrimit të fushatës në fushatën e vaksinimit, por sipas Felajt “nuk ka asnjë gjë anormale me fushatën zgjedhore. Nëse kryeministri flet sot më shumë për rindërtimin dhe pandeminë, varet nga fakti që është kryeministër, dhe i përket qeverisë të merret. Të gjithë shtetasit kërkojnë  të jenë të sigurt dhe kjo është përgjegjësi e madhe”.

Sipas saj, “shifrat e vaksinimit në vend flasin qartë se po performojmë shumë mirë në këtë proces, nuk është më premtim por një proces në vijim. Është shumë e rëndësishme që edhe skeptikët të binden sepse vaksinimi është garancia më e madhe për ekonominë. Nuk mund t’ia heqim këtë protagonizëm kryeministrit, sepse falë këtij protagonizmi ka arritur këtë rezultat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos