
Ngjarja në Kavajë, Bylykbashi: Sulm politik. Në Durrës është dhunuar një familje që mbante flamurin e PD
Kandidati i PD për qarkun e Durrësit Oerd Bylykbashi e ka konsideruar një ngjarje shumë të rëndë plagosjen në zyrën elektorale të PD-së të 27- vjeçarit. Në “Absolut 4” ai tha se ky është një atentat që synon të godasë opozitën dhe demokracinë. Sikurse edhe kreu demokrat Lulzim Basha, edhe Bykykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama si arkitekt të kësaj ngjarjeje, që synon t’i mbyllë gojën opozitës. Ai thekson se opozita nuk trembet, por mobilizohet dhe më shumë për të mbrojtur votën më 25 prill, ku Rama do të marrë përgjigjen e merituar. (për më shumë)
Bylykbashi: Numëruesit që bëjnë numra me votat, shkojnë në burg
Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, deklaroi se njerëzit do të votojnë pa frikë në datën 25 Prill, pavarësisht patronazhistëve, sepse, sipas tij, “liria dhe sekreti i votës është më i madh kësaj radhe në qendrën e votimit”.
“Procesi është më i mbrojtur, por e gjitha kjo histori me patronazhistë tregon qasjen që ka Edi Rama. Ka dy gjëra: njerëzit janë të fryrë, nuk durojnë dot më këtë qeveri dhe e dyta, nuk kanë frikë. Pasi gjenden në kuti votat, nuk mund të futen vota shtesë. Duhen gjetur gishta të tjerë për ta bërë këtë gjë”, tha Bylykbashi. (për më shumë)
Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Dervishi: Bërja shembull e autorit dhe distancimi i kundërshtarit mbajnë të izoluar situatën
Për analistin Lutfi Dervishi plagosja e të riut brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike është një ngjarje e rëndë që kërkon bërjen shembull të autorit, dhe distancimin e kundërshtarit për ta mbajtur të izoluar dhe jo për të agravuar situatën. (për më shumë)
Ngjarja në Kavajë, Krasniqi: Të pyetet patronazhisti se çfarë e shtyu autorin të kryente sulmin në PD
Të njëjtin qëndrim ndau në studion e Absolut 4 edhe analisti Afrim Krasniqi. Ai thotë se kjo është dyfish e dëmshme për sa kohë që autori i sulmit në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë ishte në kërkim dhe ishte i lirë. Krasniqi në këtë rast thotë se duhet patronazhisti i autorit për arsyen që e çuan në krim. (për më shumë)
Publikimi i të dhënave personale, Krasniqi: Skandal i madh, tregon seriozitetin e shtetit
Analisti Afrim Krasniqi komentoi në “Absolut 4” në A2 çështjen e publikimit të të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve, duke e cilësuar si skandal të madh, “që nuk ka të bëjë vetëm me luftën politike, por me seriozitetin e shtetit”.
“Ishte skandal i madh që nuk ka të bëjë vetëm me luftën politike, por me seriozitetin e shtetit. SPAK-u u zgjua pasi vuri alarmin media. Janë të dhëna personale që qarkullojnë kudo në Tiranë dhe mund t’i përdorë edhe krimineli, edhe mafiozi. Unë prisja që të bëhej hetim i thelluar nga prokuroria. Por, përgjigja do të kërkojë shumë kohë dhe SPAK-u nuk jep përgjigje para zgjedhjeve”, deklaroi Krasniqi. (për më shumë)
Nxjerrja e të dhënave, Bylykbashi: Formë e rrezikshme kontrolli mbi zgjedhësit si Hugo Çavez. SPAK të veprojë
Një sistem gjigant kontrolli mbi zgjedhësit e ka konsideruar Oerd Bylykbashi nxjerrjen e të dhënave nga e-albania, ndërsa përjashton kontrollin mbi votën. I ftuar në Absolut 4 ai tha se kjo është një nga format më të rrezikshme të kontrollit, që vetëm Hugo Çavez e ka bërë një gjë të tillë. (për më shumë)
Ftesa e Ramës për Bashën, Bylykbashi: Rama e kupton që po humbet zgjedhjet
Oerd Bylykbashi, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, komentoi në “Absolut 4” në A2 ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Ju po e shikoni çdo ditë se si e presin Lulzim Bashën dhe çfarë po ndodh me fushatën e Edi Ramës. Mesazhet e Lulzim Bashës krahasojini me fjalorin banal të Edi Ramës, me anekdota dhe batuta pa vlerë. Rama e kupton që po humbet zgjedhjet dhe kjo ftesë e tregon qartë këtë. Njerëzit duan ndryshim, që kupton largimin e Edi Ramës nga qeverisja”, deklaroi Bylykbashi.
Edhe analisti Afrim Krasniqi mendon se ftesa është thjesht “lëvizje elektorale”. (për më shumë)
Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Felaj: Ngjarje e veçuar, nuk duhet politizuar
Plagosja e 27-vjeçarit brenda zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, për kandidaten socialiste për qarkun e Tiranës Ermonela Felaj është një ngjarje e veçuar, që nuk duhet politizuar. Në “Absolut 4” ajo tha se nuk ka vend për përplasje politike.
“Ngjarja nuk duhet politizuar, është ngjarje e veçuar. Lexova atë që kishte pohuar kandidati i PS për Kavajën Etjen Xhafa, i cili kishte shprehur distancimin nga ngjarja. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe emrat e autorëve janë bërë publikë dhe nuk ka vend për përplasje politike”. (për më shumë)
Akuzat e Metës nga Kavaja, Felaj: I ashtuquajturi president, i hedh benzinë zjarrit për të justifikuar humbjen
Fjalët e ashpra të përdorura nga presidenti Ilir Meta nga Kavaja pas plagosjes me armë zjarri të një të riu në zyrën elektorale të Partisë Demokratike, u komentuan në Absolut 4 nga kandidatja e për deputete e PS, Ermonela Felaj.
Duke e cilësuar Metën si “të ashtuquajturin president”, Felaj e vijon duke thënë se është “një lloj fyerje të komentosh atë. Unë e shoh atë maksimumi si një person që mban shishe benzine me vete dhe kudo që shfaqet një zjarr i hedh benzinë zjarrit, dhe minimumi si ish-sportistin e peshave të rënda që mendon se duke u hakërryer në televizione kushedi çfarë mendon se po bën. Asgjë nuk ka për të ndodhur, zgjedhjet do të ndodhin sipas kornizës së zgjedhjeve, dhe çdo qytetar do të jetë i lirë të votojë për subjektin që dëshiron”. (për më shumë)
Debate për nxjerrjen e të dhënave, Felaj: Nuk është databazë i PS. Do të presim hetimet e SPAK
Është shoqëruar me debate në studion e “Absolut 4” diskutimi mbi nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë në lidhje me preferencat për votuesit, por edhe sa i takon krimit zgjedhor. Kandidatja socialiste për Qarkun e Tiranës Ermonela Felaj tha se PS nuk ka lidhje me këtë database, pasi sipas saj edhe përfaqësues të PS në këtë database gjenden të dyshimtë nëse do votojnë PS apo jo. Dhe sjell shembullin e Pandeli Majkos.
“Kjo është një çështje hetimi. Është detyrë e ka prokuroria dhe ne pa pritur rezultatet e hetimit ne e kemi bërë fakt të kryer që e ka bërë PS dhe ka cenuar sigurinë kombëtare dhe askush nuk e provon dot që ky database ka dalë nga PS. Nuk kemi të bëjmë me këtë database. Do presim hetimet e SPAK, GJKKO e ka miratuar kërkesë e prokurorisë së Posaçme dhe ka urdhëruar sekuestrimin”. (për më shumë)
Felaj: Nuk mund t’ia heqim protagonizmin Ramës, falë atij ka arritur rezultate
Ermonela Felaj është kandidate e PS për Tiranën, ku sipas saj problematikat me Beratin nuk janë të ndryshme, edhe pse në Tiranë duhet të takosh më shumë njerëz”.
Disa nga kritikat ndaj qeverisë është ajo e përqendrimit të fushatës në fushatën e vaksinimit, por sipas Felajt “nuk ka asnjë gjë anormale me fushatën zgjedhore. Nëse kryeministri flet sot më shumë për rindërtimin dhe pandeminë, varet nga fakti që është kryeministër, dhe i përket qeverisë të merret. Të gjithë shtetasit kërkojnë të jenë të sigurt dhe kjo është përgjegjësi e madhe”. (për më shumë) (A2 Televizion)