
Një makinë është gjetur e djegur totalisht mbrëmjen e sotme në fshatin Kryemëdhenj, në Kavajë, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Mbrëmjen e së martës, në Elbasan u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Everest Caka, i cili ishte duke lëvizur me makinë në Fushë Mbret së bashku me bashkëshorten e tij, e cila mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)