
Ekipi ligjor i Donald Trump paraqet argumentet e mbrojtjes dhe i kërkon Senatit ta shfajësojë menjëherë atë. Në një dokument ligjor prej 110 faqesh, avokatët pretendojnë se asnjë prej akuzave kundër presidentit nuk është e vlefshme pasi ato nuk përfshijnë shkelje të ligjit.
”Ato nuk i afrohen aspak pragut kushtetues për shkarkimin e një presidenti’, thuhet ndër të tjera.
Në përmbledhje sugjerohet gjithashtu se ekipi ligjor nuk do të sulmojë vetëm akuzat për “impeachment”, por edhe do të mbrojë sjelljen e Trump kundrejt Ukrainës, përfshirë parashtrimin e idesë së pa bazë se Ukraina ndërhyri në zgjedhjet e 2016-të, pavarësisht se ish këshilltarja e tij në Rusi dëshmoi kështu.
“Kjo është një narrativë e trilluar dhe e përgatitur nga vetë shërbimet ruse të sigurisë”, tha Fiona Hill.
Demokratët pretendojnë se presidenti kërkoi ndihmën e një shteti të huaj për përfitime personale në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ajo që të dyja palët nuk dinë është nëse gjyqi do të përfshijë dëshmitarë të rinj.
Demokratët thonë se të kërkojnë një votë për këtë.
“Ne do të kërkojmë një votim lidhur me 4 dëshmitarët që kemi kërkuar”, shtoi Chuck Schumer.
Por sipas ekipit ligjor të Trump, dëshmitarët nuk janë të nevojshëm. “Duhet treguar drejtësi. Nevojiten dëshmitarë nga të dyja palët. Është shumë e thjeshtë”, deklaroi Robert Ray. (A2 Televizion)