
Tatimet kanë nisur të mbledhin me
forcë borxhin tatimor, thënë ndryshe detyrimet e papaguara të bizneseve.
Për periudhën Janar-Prill, Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve ka mbledhur 7.6 miliardë lekë detyrime, apo rreth 2.2
miliardë lekë më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të fundit nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar, ky borxh arrinte në fund të 2018-s në 107 miliardë lekë.
Ndërkohë, sipas vetë administratës tatimore, numri i subjekteve debitore arrin
në mbi 25 mijë biznese, nga të cilat 561 janë shtuar vetëm në 3 muajt e parë të
vitit.
Objektivi i këtij viti për strukturat e mbledhjes
me forcë të detyrimeve të papaguara është rritja e arkëtimeve me 10% për të
njëjtat periudha të vitit të vitit 2018. (A2 Televizion)