
Jo vetëm Thomas Brdaric ka qenë viktimë e rezultateve negative. Ditën e hënë, u shkarkua nga detyra edhe trajneri Bledar Devolli, i cili kishte më pak se një muaj që kishte marrë drejtimin e Dinamos, pas largimit të Bledi Shkëmbit.
Objektivi për të shpëtuar Dinamon nga rënia nga kategoria duket dhe më i vështirë për t’u realizuar, e veçanërisht pas humbjes së fundit përballë Kukësit. Me një Kastriot të surprizave dhe një Egnatia që të sulmon aty ku nuk e pret, projekti i madh i kryeqytetasve ka pak gjasa të jetë i suksesshëm.
Për këtë arsye, Presidenti Ardian Bardhi filloi ndryshimin që nga pankina, ndërsa skuadrën në këto javë pritet ta stërvisë Erjon Xhafa.
Në media shkruhet se Dinamo është dhe afër nënshkrimit me trajnerin italian, Rodolfo Vanoli, mirëpo akoma nuk ka asgjë zyrtare. (A2 Televizion)