Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 18:04 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga koronavirusi në vendin tonë.

Nga 963 testime të kryera, 61 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 58 të shëruar.

Aktualisht, në spital po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.

Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Mars 2022)

Raste të reja ditore           61

Të shëruar në 24 orë        58

Të shtruar në spitale         16

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   963

Testime totale               1,771,945

Raste pozitive                   273,318

Raste të shëruara               269,365

Raste Aktive                             463

Humbje jete                           3,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              207

Fier                  69

Vlorë                66

Gjirokastër      27

Elbasan           21

Korçë              15

Shkodër           14

Kukës              12

Durrës             11

Berat                 11

Dibër                6

Lezhë                4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos